246 mijë euro të konfiskuara transferohen në buxhetin e Kosovës
Prishtinë, 25 shkurt - Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar (AAPSK), ka bërë transferimin e mjeteve financiare nga llogaria e depozitave nga sekuestrimet në llogarinë kryesore të buxhetit të Republikës së Kosovës.
Shuma e përgjithshme e të hyrave të konfiskuara, të cilat duhet të transferohen në llogarinë kryesore të buxhetit është 246,071.56 uro.
AAPSK falënderon gjykatat, prokuroritë, Doganën, AUV dhe Policinë e Kosovës, për kontributin e dhënë dhe bashkëpunimin që kanë ofruar në këtë aktivitet.