202 milionë të papunë në botë

Jusuf Al-Karijuti, funksionar i kësaj organizate për çështje të Afrikës Veriore, deklaroi se numri i të papunëve në botë në vitin 2013 ka arritur në 202 milionë persona që në krahasim me vitin e kaluar kjo shifër është rritur për 2.5% do të thotë pesë milionë persona më shumë.
Kështu që parashikohet se numri i të papunëve në botë do të vazhdojë rritjen dhe deri në vitin 2018 do të kapi shifrën 215 milionë persona.
Një prej shkaqeve të rritjes së numrit të të papunëve është fillimi i zhvillimeve shoqërore dhe politike përgjatë tre viteve të kaluara në shtetet arabe.
"Natyrisht se për këtë ka shkaqe edhe të tjera si qeverisja jo e drejtë, korrupsioni financiar, rritja e varfërisë si dhe shpërndarja e padrejtë e të ardhurave."
"Niveli mesatar i papunësie tek të rinjtë e shteteve arabe është 26 për qind",- tha ndër të tjera Jusuf Al-Karijuti.