16 Nëntor 2024

20 miliarderët që ndërtuan pasurinë e tyre nga asgjëja

New York, 26 qershor - Ka dy tipa miliarderësh: ata që e trashëguan pasurinë e tyre dhe ata që e ndërtuan nga asgjëja. Firma Wealth-X, që merret me kërkimet dhe vlerësimet e pasurive të mëdha të individëve të ndryshëm, u fokusua në listën e miliarderëve më të pasur në botë që e bënë vetë pasurinë e tyre.

Nga manjati i teknologjisë Bill Gates tek themeluesi i Alibaba, Jack Ma, ja kush bën pjesë në këtë listë:

20. Carl Ichan (Pasuria: 22.8 miliard dollarë)

Edhe pse është gati 80 vjeç, Ichan mbetet një forcë e fuqishme në botën financiare. Ai themeloi “Ichan Enterprises” një kompani aksionesh në vitin 1987, dhe investoi në një nunër të madh industrish, duke përfshirë teknologjinë dhe energjinë.

Ai gjithashtu zotëron një pjesë të madhe të Apple, ku influenca e tij është ndjerë me siguri. Një tweet i vetëm nga miliarderi bëri që Apple të fitonte 8 miliardë dollarë në një ditë.

19. Leonardo Del Vecchio (Pasuria: 23 miliard dollarë)

Del Veccio themeloi Luxottica-n në vitin 1961, dhe tani është shitësi më i madh i syzeve në të gjithë botën. Sot Luxottica zotëron Sunglass Hut, Ray-Ban, Oakley dhe marka luksoze syzesh si Burberry, Prada dhe Versace.
Biznesmeni italian është akoma presidenti i kompanisë, dhe kohët e fundit në prag të 80 vjetorit të rij, u dha punonjësve italianë 10 milion dollarë aksione në kompani.

18. George Soros (Pasuria: 24.8 miliard dollarë)

I konsideruar si njeriu që theu Bankën e Anglisë, Soros njihet botërisht për Fondin Quantum, të cilin e themeloi në vitin 1973 nën menaxhimin e kompanisë Soros Fund.

Në vitin 1992 ai bëri një lëvizje të guximshme me paundin britanik duke përfunduar me fitimin e një 1 miliard dollarësh në një ditë të vetme. Quantum Fund është sot një nga fondet më të suksesshme të të gjitha kohërave

17. Sheldon Adelson (Pasuria: 26 miliard dollarë)

Pasi shiti COMDEX Trade Shows në vitin 1995, Adelson i përdori fitimet për të ndërtuar Las Vegas Sands, kompaninë e tij të kazinove. Adelson vazhdon të jetë presidenti dhe shefi ekzekutiv i kësaj kompanie edhe sot, dhe pavarësisht disa pengesave, industria e kazinove është treguar bujare me të.

Ai është personi më i pasur në Nevada dhe një nga 20 më të pasurit në botë. Adelson njihet dhe për kontributet e tij në politikë. Në vitin 2012 ai dhuroi 100 milion dollarë për Partinë Republikane.

16. Jack Ma (Pasuria: 26,7 miliard dollarë)

Vitin e kaluar, kompania e-commerce Alibaba e Jack Ma-s doli publikisht me një fitim prej 25 miliard dollarësh. Pavarësisht fillimeve të tij të përulura si mësues anglishteje, Jack Ma u mahnit nga interneti gjatë një vizite në SHBA në vitin 1995. Ai pa tek interneti disa mundësi biznesi dhe themeloi faqen e tij e-commerce në vitin 1999.

15. Jorge Paulo Lemann (Pasuria: 27 miliard dollarë)

Personi më i pasur në Brazil. Lehmann themeloi dhe drejton firmën financiare 3G Capital, që ka aksione edhe në firmat Anheuser-Busch InBev, Burger King dhe Tim Hortons. Në mars, 3G Capital u bë partnere me kompaninë Berkshire Hathaway të Warren Buffett për të investuar në një bashkim të Heinz dhe Kraft, duke unifikuar bizneset për krijimin e kompanisë së pestë më të madhe në botë.

14. Alwaleed bin Talal (Pasuria: 28,3 miliard dollarë)

Nipi i sundimtarit të parë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Abdul Aziz al Saud, Princi Alwaleed është njeriu më i pasur në Arabinë Saudite. Ai themeloi firmën Kingdom Holding Company në vitin 1980, dhe investon në një numër të madh kompanish të tjera në Lindjen e Mesme dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë edhe Twitter-in.

13. Lee Shau-kee (Pasuria: 28,3 miliard dollarë)

I lindur në Guangdong të Kinës, Lee u zhvendos në Hong Kong përpara se Mao Ce Dung të shpallte themelimin e Republikës Popullore të Kinës. Lee bashkëthemeloi një kompani pronash në vitin 1963, dhe e la atë në vitin 1973 për të krijuar Kompaninë e vet të Zhvillimit të Tokës. Sot, ai është president dhe menaxher në kompaninë e tij dhe është i përfshirë në shumë kompani të tjera me bazë në Kinë

12. Sergey Brin (Pasuria: 29,1 miliard dollarë)

Brin emigroi nga Moska në SHBA me prindërit e tij që kur ishte fëmijë. Përpara se të takohej me bashkëthemeluesin e Google, Larry Page në Universitetin Stanford, Brin fitoi një diplomë në matematikë dhe shkenca kompjuterike nga Universiteti i Maryland. Sot, ai drejton Google X, sektorin sekret të Google që merret me risitë e mëdha teknologjike.

11. Larry Page (Pasuria: 31,3 miliard dollarë)

“BackRub” ishte emri i projektit të ideuar nga Larry Page dhe Sergey Brin në vitin 1996, në dhomat e tyre të konviktit, ndërsa bënin doktoraturën në shkenca kompjuterike në Universitetin e Stanfordit. Për më shumë se një vit, motori i kërkimit operoi në serverët e universitetit . Dyshja la universitetin e Stanford-it për të themeluar kompaninë e tyre Google.

10. Michael Bloomberg (Pasuria: 33,7 miliard dollarë)

I njohur si personi më i pasur në Nju Jork, Bloomberg nisi karrierën e tij në Salomon Brothers, ku u bashkua si tregtar dhe më pas u bë partner. Kur mori drejtimin e kompanisë, ai themeloi kompaninë Bloomberg L.P në vitin 1981. Kompania ishte e projektuar për të bërë informacionin e tregut të aksesueshëm në kohë reale. Bloomberg shërbeu si kryebashkiak i Nju Jorkut për tre mandate të njëpasnjëshme, dhe është përmendur si kandidaturë e mundshme për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

9. Wang Jianlin (Pasuria: 35,2 miliard dollarë)

Wang Jianlin shërbeu në ushtri për 18 vjet përpara se të përfshihej në pasuritë e paluajtshme. Pasuria e tij e madhe e bën atë personin më të pasur në Kinë. Pas ushtrisë, ai themeloi kompaninë e Zhvillimit Rezidencial Dalian Xigang, një kompani për zhvillimin e pronave shtetërore. Në vitin 2012, Dalian Wanda zotëroi edhe AMC Entertainment, teatrin e dytë më të madh në Amerikën e Veriut.

8. Mark Zuckerberg (Pasuria: 35,3 miliard dollarë)

Zuckenberg e nisi projektin Facebook gjatë shkollës së lartë në Universitetin e Harvardit. Pas shkollës ai u zhvendos në Kaliforni me bashkëthemeluesit e tij për të ushqyer rritjen e kompanisë. Në vitin 2006 ai refuzoi një ofertë nga Yahoo për ta shitur kompaninë për 1 miliard dollarë, gjë që ishte një lëvizje e zgjuar duke parë që në vitin 2012 ai arriti të fitonte 16 miliard dollarë nga Facebook.

7. Carlos Slim Helú (Pasuria: 35,4 miliard dollarë)

Slim studioi për inxhinieri në Universitetin Autonom Kombëtar UNAM në Meksikë përpara se të themelonte kompani që kishin interes financiar, industrial, telekomunikativ si dhe në sektorë të medias përveç të tjerave. Sot, ai kontrollon më shumë se 200 kompani në Meksinë dhe është një nga aksionerët më të mëdhenj të The News York Times.

6. Jeff Bezos (Pasuria: 39,8 miliard dollarë)

Bezos shkroi planin origjinal të biznesit Amazon në kohën kur ishte i ulur në vendin e pasagjerit ndërkohë që gruaja e tij ngiste makinën, ndërsa shkonin së bashku me qenin e tyre në Bregun Lindor të Siatëllit, ku ai planifikoi dhe themeloi kompaninë. Sot, Bezos zotëron 18% të aksioneve të Amazon.

5. Ingvar Kamprad (Pasuria: 48,1 miliard dollarë)

Në moshën 17 vjeçare, Kamprad themeloi kompaninë suedeze të mobiljeve IKEA me disa para që babai i kishte lënë shpërblim për një arritje akademike. IKEA do të thotë Ingvar Kamprad Elmtaryd Agunaryd, i cili kombinon emrin e tij, me emrin e fermës së familjes së tij. Kamprad tani shërben si këshilltar në bordin e IKEA Group, që tani është kompani ndërkombëtare.

4. Larry Ellison (Pasuria: 51,5 miliard dollarë)

Ellison nga programues u bë sipërmarrës për të ndërtuar famë dhe pasuri. Ai dhe dy kolegë të tij, zhvilluan Oracle, një sistem menaxhimi të të dhënave relacionale të përdorura nga CIA. Ellison shërbeu si shef ekzekutiv deri në vitin 2014 dhe tani është president i kompanisë. Ai gjithashtu ka një pasuri të patundur që përfshin pjesën më të madhe të ishullit hauajian.

3. Amancio Ortega (Pasuria: 65 miliard dollarë)

Në vitin 1975, spanjolli ishte bashkë themelues i ZARA, dyqani veshjesh me çmime të arsyeshme. Kompania e tij, Inditex është grupi më i madh i botës në Tokë. Ortega arriti t’i shmangej krizës financiare në Spanjë, duke e rritur pasurinë e tij me 45 miliard dollarë nga viti 2009 deri në vitin 2014 me rritjen e kompanisë.

2. Warren Buffett (Pasuria: 70,1 miliard dollarë)

Buffett shfaqi aftësitë e tij financiare në moshë të re, dhe bëri investimin e tij të parë në moshën 11-vjeçare. Kur shkoi 13 vjeç ai kishte biznesin e tij të vogël të shpërndarjes së gazetave. Tai ai është presidenti dhe shefi ekzekutiv i Berkshire Hathaway, dhe kompania e tij ka aksionet me çmime më të larta në bursën e Nju Jorkut.

1. Bill Gates (Pasuria: 85.7 miliard dollarë)

Gates filloi të programonte kompjutera kur ai ishte vetëm 13 vjeç. Ai themeloi Microsoft-in me shokun e tij të fëmijërisë Paul Allen në vitin 1975 pasi braktisi Harvardin. Së bashku me miq të tjerë miliarderë, Gates është zotuar sedo të lërë të paktën gjysmën e pasurisë së tij për bamirësi pas vdekjes. Në vitet 2000, ai e kaloi pjesën më të madhe të punës së tij në Fondacionin Bill dhe Melinda Gates, që mbështet kauza filantropike në të gjithë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)