20 kandidatë për guvernator
Prishtinë, 15 shkurt - Interesimi për të qenë guvernator i bankës Qendrore të Republikës, është shumë i madh.
Kryetari i Komisionit vlerësues të kandidatëve, Mehdi Bektashi ka bërë të ditur për gazetën se kanë konkurruar 20 persona, kurs deri në fund të muajit do të bëhet intervistomi i kandidatëve.
Së pari bëhet eliminimi i atyre që nuk i plotësojnë kushtet, kurse pas 27 shkurt do të filloj intervistomi i kandidatëve sipas një procedure ku do të bëhet vlerësimi sipas pikëve.
Ai ka thënë se pas datës 28 shkurt është një dinamikë e paraparë me Këshilltarin e Thesarit Amerikan i cili do të arrijë me atë datë.
Bektashi nuk deshi ti publikojë emrat e 20 kandidatëve të cilët kanë konkurruar deri tash. BQK ka mbetur pa guvernator që nga fundi i korrikut të vjetëm, kur ishte arrestuar guvernatori i atëhershëm Hashim Rexhepi për keq-përdorime.