180 mijë euro ryshfet, për të fituar tenderin
Prishtinë, 23 janar - Hilmi Bellopoja kishte fituar tenderin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e Parkut Industrial në Korroticë, në vitin 2005, por përpara se te fitonte tenderin Nexhat Krasniqi i kishte kërkuar atij 180 mijë euro.
Paret kanë qenë të imta edhe u pat mbush kesja plot, ka treguar Hilmi Bellopoja, i cili para pak javësh është akuzuar nga Prokurori Special, Besim Kelmendi, për tri vepra penale.
Sipas Koha Ditore, së bashku më të janë akuzuar edhe Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Adem Zogiani, ish-sekretar i përhershëm në MTI-në, Sadri Hykosmani, ish-zyrtar për Buxhet dhe Financa në këtë ministri, si dhe Safet Fazliu, shef i Divizionit për përkrahje dhe zhvillim regjional në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë.