18 mijë euro shpenzon KQZ për tre ditë
.jpg)
Në radhën e institucione që harxhojnë shuma të mëdha është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, anëtarët e të cilit me vetëm tre ditë qëndrimi në Shqipëri kanë harxhuar rreth 18 mijë euro, ku 10 mijë euro kanë shkuar për mëditje.
Siç shkruan gazeta Tribuna, në një raport të shpenzimeve gjatë muajit shkurt të këtij viti, figuron udhëtimi i anëtarëve të Komisionit për në Tiranë.
Qëllimi i udhëtimit është arsyetuar në raportin e shpenzimeve me hartimin e planit strategjik të KQZ-së për vitin 2013-2015, si dhe hartimi i planit të punës.
28 persona sa kanë marrë pjesë në këtë punëtori, kanë qëndruar në Tiranë nga data 29 janar deri më 2 shkurt të këtij viti.