16 Janar 2025

1740 familje kërkojnë ndihmë pranë Kryqit të Kuq në Prishtinë

Prishtinë, 11 janar - Gjendja e rënduar ekonomike ka shtyrë shumë familje të kërkojnë ndihmë pranë Kryqit të Kuq në Prishtinë.

Sipas statistikave, rreth 1740 familje kanë përfituar ndihma ndërsa numri i familjeve pa përkrahje është edhe më i madh.

Sejdi Berisha, koordinator në Kryqin e Kuq, sqaron se ata që kërkojnë ndihmë duhet të mbushin një formular.

Pas kësaj, komisioni i Kryqit të Kuq, me të dhënat përkatëse që i ka për familjet, del në terren dhe e sheh për së afërmi gjendjen e tyre, shkruan Indeksionline.

“Nga gjendja që shihet në familje vendoset që ajo familje të pajiset apo jo me kartelë, me të cilën do të mund të marrë rroba apo pako ushqimore, kur kemi në dispozicion”, tha Berisha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)