26 Dhjetor 2024

167 të rinj do të hapin biznese të reja me përkrahje të MKRS-së

Prishtinë, 9 dhjetor - Tregut të bizneseve të Kosovës do t’u shtohen edhe 167 biznese të reja të të rinjve të vendit tonë. Kjo u bë e mundur sot kur Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shpërndarë kontratat për start-up grante për të rinjtë përfitues.

Kjo përkrahje e MKRS-së për të rinjtë në tërësi ka vlerën e rreth një milion euro dhe është në kuadër të programit për stimulimin e punësimit të të rinjve.

Këtij procesi i ka parapri një program i trajnimeve për ndërmarrësi që janë zhvilluar në të gjitha rajonet kryesore të Kosovës (Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan). Objektivi kryesor i programit ka qenë mundësimi i të të rinjtë e papunë për të nisur një veprimtari biznesi, ashtu që Kosova të ketë sipërmarrës të ardhshëm.

Skema e Ndërmarrësisë do të sigurojë ndihmë me grante në vlerë deri katër mijë euro për çdo plan biznesi të zhvilluar me sukses që është miratuar në kuadër të procesit të përzgjedhjes.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi, u shpreh se përkundër faktit se MKRS-ja është një ministri shumë e gjerë, një vëmendje të veçantë i kushton fushës së rinisë për t’i plotësuar kërkesat që vijnë nga rinia, nga qendrat rinore, nga Këshillat Lokale të Rinisë.

Ministrja Dumoshi po ashtu përmendi edhe projektligjin e rinisë, ku parashihet ndryshimi i moshës së rinisë dhe do të njihet puna vullnetare.

“167 liderë në fushën e ndërmarrësisë do të shtohen në Kosovë dhe kjo do të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Si ministri kemi financuar këtë program pasi që është në interes të vendit që të rinjtë të qëndrojnë në vendin tonë dhe këtu të punësohen e të zhvillohen si ndërmarrës e sipërmarrës të rinj”, u shpreh mes tjerash ministrja Dumoshi.

Kjo mbështetje ka ardhur pas trajnimeve të cilat të rinjtë i kanë ndjekur dhe janë certifikuar 1255 të rinj, nga sa ne si ministri kemi menduar në fillim se do të jenë vetëm 400 sosh, por duke parë interesimin e të rinjve, numri i të trajnuarve është rritur me përkrahjen e MKRS-së. Për rrjedhojë, nga ky proces i këtij programi stimulues, sot 167 të rinj janë përkrahur nga fondet e ministrisë.

Të rinjtë përfitues e kanë vlerësuar shumë përkrahjen e MKRS-së ngase ka qenë e pamundur që ata të konkretizojnë dhe realizojnë bizneset e tyre pa këto grante që ministria ka mbështetur të rinjtë përfitues të këtij programi.

Ata u zotuan se do të maksimalizojnë përpjekjet që të zhvillojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre ashtu që të angazhojnë edhe të rinj të tjerë në projektet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)