19 Nëntor 2024

16 milionë dollar për rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë, 3 dhjetor - Ministri i Financave (MF), Besim Beqaj, ka nënshkruar sot marrëveshje me zyrtarë të Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, për financimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë. Kjo është marrëveshja e parë e Kosovës me këtë vend për marrje të huas.

Zëvendëspresidenti i Fondit për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Mohammed A. Al-jenaidel, ka deklaruar se kjo nuk do të jetë marrëveshje e fundit. Ai ka theksuar se Arabia Saudite, është e gatshme për financim të projekteve edhe në fusha tjera, me kushte të favorshme për Kosovën, veçmas në shëndetësi.

Shuma e huas është 16 milionë dollarë, kthimi i të cilës do të fillojë në gusht të viti 2018 dhe do të përfundojë në shkurt të viti 2033.


Ministri i Financave Besim Beqaj vlerësoi si shumë të rëndësishme nënshkrimin e marrëveshje me Fondin për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Financimin e zgjerimit të Rrugës Magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, në shumën 16 milionë dollarë pasi qe shënon fillimin e marrëdhënieve konkrete  në mes të dy vendeve tona.

 

“Rruga M2 të drejtim të Mitrovicës, ka një  rëndësi të veçantë për shkak se nevoja për zhvillim ekonomik dhe lidhja e këtyre qyteteve është shumë e rëndësishme për të ardhmen ekonomike të vendit por edhe për të ardhmen politike të Republikës së Kosovës”, tha ministri Beqaj.

 

Sipas tij nënshkrimi i kësaj marrëveshje është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për shkak se shënon fillimin e marrëdhënieve konkrete  në mes të dy vendeve tona duke nënshkruar marrëveshjen për financim të përbashkët në mes të Fondit Saudit për Zhvillimi, OFID-it dhe Bankës Islamike për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës, për financimin e  rrugës M2 në drejtim të Mitrovicës.

 

“Pra sot kemi hapur një derë të re të bashkëpunimit siç diskutuam edhe gjatë takimit, një derë  e cila  do të mbetet gjatë e hapur , sepse bashkëpunimi ynë me institucioneve financiare ndërkombëtare, qoftë nga vendet e perëndimit qoftë edhe nga vendet e lindjes së mesme janë  gjithsesi të mirëpritura në Republikën e Kosovës dhe këto na mundësojnë që së bashku të bëjmë një zhvillim ekonomik për Republikën e Kosovës, për qytetarët e saj, por  edhe të promovojmë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet shteteve tona në këtë rast me Arabinë Saudite”, theksoi ministri Besim Beqaj.

 

Ministri i Financave   tha se me delegacionin e Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite,  është diskutuar  gjithashtu edhe për projektet e ardhshme.  Ky është  projekti i parë që ne besojmë që do të pasojë edhe me shumë projekte të tjera në vijim.  Deri më tani kemi gatishmërinë për projektet të cilat janë në fushën e shëndetësisë dhe do ti trajtojmë gjatë vitit 2014 të gjitha këto me potencialin tonë maksimal”.

 

Në anën tjetër zëvendëskryetari i Fondit për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Yousef. Al-Bassam, duke shprehur falënderimet dhe mirënjohjet e tij dhe bashkëpunëtoreve të tij për mikpritjen dhe  duke shprehur përshëndetjet më të ngrohta të qeverisë dhe popullit të Arabisë Saudite, tha se është  i kënaqur që vizita  parë në Kosovë shënon edhe fillimin e bashkëpunimit konkret.

 

“Fondi Saudit për Zhvillim është i vetëdijshëm për problemet dhe nevojat zhvillimore në shumicën e vendeve të reja në Evropë, siç është Kosova në këtë rast. Fondi Saudit është shumë i interesuar të thellojmë bashkëpunimin e  tij në Kosovë dhe të bëjë çka është e mundur për të ndihmuar në implementimin e projekteve zhvillimore në sektorët e ndryshëm të ekonomisë së Kosovës” .

 

Zëvendëskryetari  i Fondit për Zhvillim të Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke shprehur besimin që të jetë pjesë  në të ardhmen edhe e ceremonisë së inaugurimit  të këtij projekti.

 

“ Nënshkrimi i kësaj marrëveshje nga ana jonë është një provë e fuqishme dhe e gjallë e zotimit tonë për bashkëpunim.  Sigurisht presim ditën kur do ti bashkohemi në rastin e përurimit  dhe inaugurimit të  këtij projekti të rëndësishëm rrugor”,tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)