150.000 të punësuar në sektorin privat janë jashtë sistemit pensional
Kështu ka vlerësuar Kryetari i Sindikatës së Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi i cili ka thënë se kjo ndodh nga nga frika e punëdhënësve se nëse punëtorët e kompanive private protestojnë, të nesërmen ndodh largimi i tyre nga puna.
"Gjatë kësaj periudhe nuk ka shoqatë sindikale e cila kërkoj ndihmën tonë e nuk ja ofruam ne, shërbimet tona u a ofruam edhe secilit anëtar veç e veç këtë më së miri e din vet anëtarësia."
"Gjatë periudhës një -1 vjeçare organizuam 13 greva dhe 78 protesta ne kompani te ndryshme me qëllim të kërkesës së respektimit të ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve , nuk ishim edhe pa rezultate me gjithë atë larg asaj te dëshirueshmes.", ka thënë Azemi.
Nga 350.000 të punësuar në Kosovë sipas tij afër 200.000 kryejnë obligime ne trustin pensional edhe atë kohë pas kohe, kjo tregon se 150.000 të punësuar në sektorin privat janë jashtë sistemit apo më mirë të themi pa te drejtën e tyre elementare për të nesërmen.
"Kjo gjendje është shumë alarmante dhe në çdo moment situate mund të del nga kontrolli, për të mos ardhur deri tek kjo duhet që akterët kryesor të vetëdijesohen dhe të mos e lejojnë që situata të eskaloj dhe ndoshta dikush për qëllime te veta ti manipuloj këta punëtorë që me të drejtë kërkojnë zbatimin e atyre ligjeve që parlamenti i Kosovës i ka aprovuar."
"Nuk do mend se përpos akterëve kryesor, punëdhënësve dhe sindikatës, rol dominant luajnë edhe vet punëtorët në organizimet e tyre sindikale andaj edhe i inkurajojmë për këtë .
Si do qoftë Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës uron te gjithë punëtorët me rastin e 1 Majit", ka theksuar Azemi.