15 Nëntor 2024

1500 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 29 mars - Janë mbi 4300 zyrtarë publikë emrat e të cilëve figurojnë në dokumentin e Agjencisë Kundër Korrupsion për deklarim të pasurisë. Ndërsa, kur kanë mbetur vetëm edhe tri ditë afat për deklarimin e pasurisë, këtë obligim e kanë kryer vetëm 2800 zyrtarë.

Në këtë dokument figuron emri i presidentes Atifete Jahajga, i kryeministrit Isa Mustafa, presidentit në ardhje Hashim Thaçi, ministrave, zëvendësministrave, deputetëve të Kuvendit të Kosovës, drejtorëve të agjencive të ndryshme, kryetarë e asamblistë të komunave, drejtues të ndërmarrjeve publike, e të tjerë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni ka thënë përmes telefonit për Tribuna Channel, se kundër të gjithë atyre që nuk deklarohen deri në afatin e paraparë, do të ushtrojnë kallëzime penale.

Ndërsa, i pyetur se sa kallëzime penale janë ngritur deri më tani për të gjithë zyrtarët  publik nga kjo agjenci, Preteni nuk ka dhënë ndonjë përgjigje duke thënë se detajet tjera do të bëhen publike në javën e parë të muajit prill.

Afati i fundit për të deklaruar pasurinë në këtë Agjenci është 31 marsi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)