07 Nëntor 2024

1,5 milionë pensionistë në Greqi jetojnë në kufirin e varfërisë

Athinë, 13 prill - 1,5 milionë pensionistë në Greqi me 4 500 euro të ardhura në vit jetojnë në kufirin e varfërisë.

Por kushtet e vështira për pensionistët nuk mbarojnë me kaq, sepse me kufizimet e reja që do të bëhen në vitin 2019 raporti i rënies totale në pagat e pensionit në kohën e krizës ekonomike do të jetë 70%.

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti “Panteion” si pasojë e politikave të ‘shtrëngimit të rripit’ që zbatohen nga viti 2010 e këtej pagat mesatare neto kanë zbritur deri në 700 euro.

Kurse pensionet për shkak të uljeve që janë bërë deri më sot më shumë i ngjajnë një lëmoshe se sa një rroge mujore të mjaftueshme për të mbijetuar.

Sipas të njëjtit studim sistemin grek të sigurimeve shoqërore në periudhën e 2020-2030 e presin vështirësi serioze, pasi bëhet fjalë për një periudhë 10-vjeçare kur do të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1960-të, vite kur në Greqi ka nisur të rritet raporti i lindjeve.

Që nga 1 janari 2017 paga minimale në Greqi është 680 euro.

Kurse kufiri i varfërisë sipas të dhënave të vitit 2016 është në nivelin e 4 512 eurove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)