19 Nëntor 2024

1457 kërkesa për fuqinë punëtore të të huajve në Kosovë

Prishtinë, 11 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve, publikoi hulumtimin „Kuota për punësimin e shtetasëve të huaj”, pjesa e parë e HNTP-së. Ky hulumtim i realizuar nga AKB-ja, është bërë me kërkesë të Këshillit Ekonomiko Social dhe në mbështetjen e Ministrisë se Punës e Mirëqenies Social, për vitin 2014.

Hulumtimi realizohet për herë të parë në Kosovë dhe do ti shաrbejë institucioneve shtetërore të Kosovës për të caktuar kuotën e punësimit pët të huajt.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se në vitin 2009, Kuvendi i Kosovës me qëllim të vendosjes dhe aplikimit të dispozitave ligjore për dhënien e lejeve për punë dhe punësimin e shtetasve të huaj në Kosovë, ka miratuar Ligjin për dhënien e lejes për punë dhe punësimin e shtetasëve të huaj në Kosovë. 

Ai tregoi se për këtë më 2010, MPMS-ja ka nxjerr edhe udhëzimin administrativ dhe i cili ka nisur të zbatoj ligjin dhe ka rregulluar  marrdhënien e ppunës për shtetasit e huaj.

“Në Kosovë edhe para se ligji të zbatohej kanë punuar një numër i madh i të huajve dhe më pas hyrjes në fuqi të ligjit të gjithë janë obliguar të pajisen me leje pune.  Këto vende të punës janë legalizuar dhe janë evidentuar shumë të punësuar  të huaj”, tha Agim Shahini.

Sipas kryetarit të AKB-së, legjislacioni ka rregulluar e obliguar  MPMS-në që të përgatisë Kuotën vjetore të punësimit të shtetasëve të huaj në Kosovë. Këshilli Ekonomik Social dhe MPMS-ja kanë vendosur  që kuota e punësimit  të bëhet nga AKB-ja  e cila bëri edhe hulumtimin dhe atë për herën e parë.

Hulumtimi ishte i fokusuar në tërë vendin në më shumë se 2100 kompani,  ku përgjigje kemi marr nga 70.5 për qind dhe fuqia punëtore e huaj e kërkuar nga kompanitë e Kosovës për sivjet është 1457 leje të punës në sektorë të ndryshëm.  

Në bazë të hulumtimit dy sektorët me më së shumti kërkesa për punësimin e shtetasëve të huaj janë ndërtimtaria me 399 kërkesa dhe transporti e komunikacioni me 348 kërkesa. Pastaj  vijnë  prodhimtaria me 135 kërkesa dhe arsimi me 123 soshë, ndërsa sektorët  tjerë kanë numër më të vogël të kërkesave. 

“Investimet në sektorin e ndërtimtarisë dhe transportit e komunikacionit kanë treguar  edhe rritjen më të madhe të kërkesave për punësim”, tha Shahini. Sipas hulumtimit numri më i madh i kërkesave janë të profesionit të operatorëve  apo montuesve të pajisjeve e makinave me 279 kërkesa, pasura nga inxhinierët e ndërtimrtarisë, elektroteknikës, mekanikës me 107 e mëshimdhënësit e të tjerë.

“Kjo kuotë për secilin profesion në secilin sektor do të shërbejë si kuotë përfundimtare dhe do të vlejë për të gjitha kërkesat që vijnë për punësimin e të huajve të cilët kanë qëllim punësimin në Kosovë”, tha kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.    

Berat Luzha, zëvendës ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se dihet se Kosova vazhdon të sfidohet nga shkalla e lartë e papunësisë me rreth 31 për qind.

“Papunësia e vlerësuar si prioritet nga Qeveria, jemi duke synuar  që të përmirësojmë gjendjen e tregut të punës duke i ofruar shërbime sa më cilësore, nxitë invetsimet, zhvillimin e sektorit privat, vetëpunësimit e tjera”, tha zv.ministri.

Sipas tij Qeveria e Kosovës, në përputhje  me politikën e migracionit, gjendjes dhe lëvizjes në tregun e punës në fund të çdo viti duhet të caktoi numrin e lejeve të punës për vitin e ardhshëm, për shtetasit e huaj, në përputhje me nevojat dhe mundësitë e punësimit të të huajve në vendin tonë.  

“Për të arritur këtë MPMS-ja, sipas Ligjit  për të huajt është në përpjekje për gjetjen e mënyrës  për përcaktimin e kuotës  vjteore të lejeve të punës për të huajt”, tha zv. ministri.

Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, tha se problemi i kuotës për punësimin e të huajve është ngritur edhe më herët dhe tashmë është bërë edhe hulumtimi nga AKB-ja.

“Në Kosovë ëhstë një papunësi shumë më e madhe sesa  thuhet nga shifrat zyrtare dhe papunësia është mbi 50 për qind, kur dihet se shumë të papunë nuk lajmrohen fare”, tha Arifi.

Ai shtoi se ëhstë një situatë e palakmushme dhe si parim  kryesor duhet të kemi hapjen e vendeve të punës për vendësit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)