22 Dhjetor 2024

1426 zyrtarë publik akoma nuk kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 29 mars - Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i  përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth    29.93 për qind apo 1426 zyrtarë publik.

Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka thënë së secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie  tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)