16 Nëntor 2024

14 organizata të grave marrin grante nga Fondi i Grave të Kosovës

Prishtinë, 19 nëntor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), bashkë me Austrian Development Agency (ADA) dhe Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të mbajnë konferencë për shtyp.

Në këtë konferencë do të bëhet nënshkrimi i kontratave me organizatat anëtare të RrGGK-së, përfituese të granteve të Raundit të tetë të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), raund i cili mbështetet financiarisht nga ADA (18,084.00 €) dhe Zyrja e BE-së në Kosovë (31,651.50 €). 

Organizatat anëtare të RrGGK-së, përfituese të granteve të Fondit të Grave të Kosovës (FGK) janë:

Grante Avokimi në Partnership për Ndryshim:

    OJQ Legjenda & Qendra Për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria” Gjilan (artneritet); Inciciativa: “Ngritja e pozitës së gruas në proceset e paqe-bërjes dhe Buxhetimi Gjinor” (7,780.00 €).

    Shoqata për Edukim dhe Përkujdesjen e Familjes (SHEPF) & OJQ Gruaja Hyjnore; Iniciativa: “Një femër e edukuar – shoqëri e shëndosh” (7,190.00 €).

    Partners Kosova & OJQ Aureola; Iniciativa “Avokimi i grave për të drejtat e tyre pronësore dhe ato të trashëgimisë” (7,604.00 €).

    Organizata e Personave me Distrofi Muskulare e Kosovës (OPDMK) & Shoqata Femra Vizionare e Shekullit XXI; Iniciativa: “Përmirësimi i pozitës së grave që përkujdesen për anëtarët me aftësi të kufizuara të familjes” (7,827.50 €).

    OJQ Shqiponjat e Dardanës & OJQ Dritarja; Iniciativa “Avokim për fuqizim të grave fermere në fshatrat e Lipjanit dhe Graçanicës” (7,492.00 €).

Grant Avokimi Individual për një Organizatë:

    Shoqata “Nas Dom”; Iniciativa: “Përfshirja e planifikimit të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në nivel lokal”  (2,936.00 €).

    Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave; Iniciativa: “Vetëdijesimi i grave dhe vajzave për të drejtat e tyre në kujdesin shëndetësor” (2,988.00 €).

    OJQ Prehja; Iniciativa: “Së bashku kundër dhunës ne familje” (2,938.00 €).

    Qendra për Mirëqenien e Gruas; Iniciativa: “Së bashku kundër dhunës në familje” (2,980.00 €)

Personat që do të mbajnë fjalime në këtë konferencë për shtyp janë: Igballe Rogova, Drejtore Ekzekutive e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës; Christian Geosits, Udhëheqës i Zyrës së Austrian Development Agency në Kosovë; dhe Libor Chlad, Zv. Shef i Sektorit për Bashkëpunim, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGGK-së, i themeluar në vitin 2012, ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht në mesin e grupeve nga vendet rurale dhe/apo grupeve të margjinalizuara.

Deri më tani, FGK ka përkrahur 74 organizata anëtare të RrGGK-së, me një shumë totale prej 230,691.95 €, ku kanë përfituar rreth 6656 persona. Në vitin 2015, Fondi i Grave të Kosovës po mbështetet nga Austrian Development Agency dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

- Forumi Kulturor organizon debat me temë “Fondet publike për kulturën”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 13.00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)