15 Nëntor 2024

14 milionë banorë të Afrikës së Jugut kërcënohen nga uria

Romë, 19 janar - Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e OKB-së (FAO) në një raport publikuar të hënën thekson se si pasojë e mungesës së reshjeve dhe prodhimit të pakët të drithërave, 14 milionë banorë të Afrikës së Jugut kërcënohen nga uria.

Sipas raportit, në vitin 2015 në jug të Afrikës fenomeni El Nino shkaktoi rritjen e thatësirës, duke shënuar nivelin më të ulët të reshjeve që nga viti 1904, në këtë zonë, që njihet si prodhuesja më e madhe e drithërave në rajon.

Ministri i Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit i Afrikës së Jugut Senzeni Zokwana tha në fundjavë se vendi po përballet me krizën e drithërave dhe do të importojë 5-6 milion ton misër.

Njoftohet se dhe vende të tjera afrikane si Zimbabve, Lesoto, Namibia, Botsvana dhe Swaziland po vuajnë krizën e drithërave dhe pritet të importojnë 10 milionë e 900 mijë ton drithra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)