28 Prill 2025

13 vjet dështim ekonomik

Prishtinë, 17 prill - Që nga pas lufta e deri në ditët e sotme ekonomia e Kosovës nuk ka bërë progres, përkundrazi nuk ka pasur asnjë angazhim të madh që të mbahet mend të ketë ndikuar në zhvillimin e saj.

Sipas specialistëve të ekonomisë, të gjitha qeveritë e deritanishme kanë dështuar në këtë fushë. Tani e 13 vjet, papunësia, varfëria, bilanci tregtar dhe energjetika kanë mbetur pa ndryshime.

Vetëm se disa tregues janë keqësuar edhe më shumë. Krejt këto dështime dhe të meta të udhëheqësve qeveritar i kanë evidentuar ekspertët dhe njohësit ekonomisë. Sipas tyre politikat ekonomike në Kosovë janë pjesërisht të “vdekura” dhe nuk kanë funksionuar kurrë, shkruan Tribuna.

Lumir Abdixhiku nga instituti “Riinvest” thotë se problemet thelbësore në Kosovë vazhdojnë të mbesin të njëjta për një kohë të gjatë. Sipas tij, papunësia, varfëria, deficiti tregtar dhe fuqia blerëse e kosovareve vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)