12 kompani turke në listën e Forbes Global 2000
Ankara, 9 maj - Në listën e shpallur nga revista Forbes për 2000 firmat publike globale kanë hyrë edhe 12 firma turke.
Në mesin e 2 mijë firmave më të mëdha të botës kanë hyrë edhe 12 kompani turke.
Në listën e shpallur nga revista Forbes për 2000 firmat publike globale, në vendin e parë të kompanive nga Turqia renditet Banka Garanti (në vendin e 449 të listës), në vendin e dytë vjen Holldingu Koç (në vend të 496 të listës së Forbesit), të ndjekura këto nga banka i biznesit İş Bankası, e cila renditet në vend të 501.
Xhiroja totale e kompanive turke që janë përfshirë në këtë listë është realizuar në shifrën e 121 miliardë dollarëve