15 Nëntor 2024

12 familje nga kontenierët strehohen në banesa

Prishtinë, 31 dhjetor - Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale e Komunës së Prishtinës, sot i strehoi 12 familje me gjendje të rëndë sociale, në banesa, nga kontenierët, ku ata kanë jetuar që nga pas lufta.

Këto familje kanë qenë në situatë të rëndë, duke jetuar në kontenjerë të improvizuar e me mungesë të kushteve elementare për jetë.

Për ta përcjellur bartjen e familjeve, por njëherësh edhe demolimin e kontenjerëve dolën Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Drejtori, i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, si dhe Drejtori i drejtorisë së Inspeksionit, Xhelal Sveçla.

Kryetari, Shpend Ahmeti tha se këta kontenjerë kanë qenë një ndër pikat e turpshme të kryeqytetit, për shkak të kushteve në të cilat këto familje kanë jetuar dhe shprehi kënaqësinë e tij që u arrit pajtimi që këto familje të strehohen në banesa dhe këta kontenjerë të shkatërrohen.

\"Besoj se Vitin e ri këto familje sonte do ta presin në një ambient shumë më të mirë e shumë më të ngrohtë, ashtu si edhe shumë familje tjera\", tha Shpend Ahmeti.

Drejtori i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, shprehi gëzimin e tij që pas shumë muajsh negociata me familjet u arrit pajtueshmëria dhe sonte këto familje do ta presin Vitin e Ri në kushte të dinjitetshme.

Ai bëri me dije se për dy vitet e ardhshme këto familje do të subvencionohen nga Komuna dhe gjatë kësaj periudhe do të bëhen përpjekje që të gjindet një zgjidhje e përhershme për to.

Ndërkaq, Drejtori i Inspeksionit, Xhelal Sveçla, tha se ky lokacion po sanohet menjëherë dhe do të jetë pjesë e parkut të Fushës së Pajtimit, i cili planifikohet të ndërtohet këtu.

\"Besoj që kjo zonë, ky park sportiv, do të kthehet në një nga zonat më të mira të kryeqytetit dhe do t\'iu shërbejë edhe lagjeve për rreth\", tha Sveçla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)