18 Nëntor 2024

12 000 fëmijë do të përfitojnë nga Save the Children dhe IKEA

Prishtinë, 14 prill - Nga 14-17 prill, Save the Children në Kosovë do ta ketë një vizitë ‘IWitness ’, apo ‘Dëshmitarë me Sy’ ku përfaqësues nga IKEA, Fondacioni IKEA, Save the Children Kanada, dhe Save the Children Suedia do të vizitojnë lokacione të ndyshme të projektit në Kosovë.

12 000 fëmijë do të përfitojnë nga projekti i përbashkët i Save the Children në Kosovë dhe Fondacionit IKEA gjatë një periudhe tre vjeçare, 2013-2015 që do të ndryshojë jetën dhe të ardhmen e fëmijëve, si dhe të komuniteteve në disa Komuna të Kosovës

Çdo vit në nëntor dhe dhjetor, Fondacioni IKEA dhuron 1 € për çdo lodër të butë të shitur në dyqanet e IKEA-së për fushatën Lodra të Buta për Arsim. Donacioni shkon tek Save the Children dhe UNICEF, dhe shpenzohet në projekte arsimore për fëmijët në Evropë dhe Azi. Kosova është një nga vendet e zgjedhura që ka marrë donacione që nga viti 2013.

Që nga viti 2003, fushata Lodra të Buta për Arsimit ka mbledhur gati €67.000.000, ka mbështetur 99 projekte në 46 vende dhe ka ndihmuar më shumë se 11 milionë fëmijë të marrë një arsim të mirë.

Bashkë-punëtorët e IKEA-se në të gjithë botën punojnë shumë për të shitur sa më shumë lodra të buta që është e mundur gjatë fushates Lodra të Buta për Arsim. Qëllimi i vizitës ‘IWitness’ është që bashkë-punëtorët e IKEA-së të shofin me sytë e tyre se ku shkojnë donacionet dhe të shohim se si Save the Children së bashku me Fondacionin IKEA ndryshojnë jetën e fëmijëve.

Save the Children me mbështetjen e Fondacionit IKEA po e implementon projektin tre vjeçar '”Realizimi i të drejtave të fëmijëve nga grupet e minoriteteve dhe fëmijët me aftësi të kufizuara,” në promovimin e të drejtës në arsimim për fëmijët nga grupet e margjinalizuara, qasjes së  fëmijëve në një mjedis të sigurt shkollor pwr funksionimin e mekanizmave mbrojtes, dhe  ngritjes së vetëdijes për të drejtat e fëmijeve dhe pjesëmarrjen e tyre në mesin e përgjegjësve në nivel komunal dhe qendror, si dhe shoqërisë civile.

Projekti është duke u implementuar në 18 institucionet arsimore dhe 9 komuna të Kosovës, ku si rezultat i mbështetjes së Fondacionit IKEA së bashku me Save the Children në Kosovë, 12,000 fëmijë do të përfitojnë deri në fund të vitit 2015, duke përfshirë 1,000 fëmijë të margjinalizuar, nga të cilat 600 janë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe 400 janë fëmijë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka afro 14.500 fëmijë me aftësi të kufizuara në Kosovë. Nga këto vetëm 10-11% kanë qasje në ndonjë formë të arsimit.

Një tjetër sfidë që ne jemi përballur është fakti që fëmijët nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian ende I kanë një nga pwrqindjet  më të ulëta të pjesëmarrjes, dhe pwrqindjet  më të larta të braktisjes nga shkolla.

Në vitin 1999, Kosova  përmes Save the Children në Kosovë ishte vendi i parë për të marrë një donacion nga IKEA, kështu që është një nder, pas 15 vjetësh të kemi përfaqësues nga IKEA të vizitojnë Kosovën përsëri dhe të vazhdojë të mbështesin vendin tonë pësmes Save the Children në Kosovë duke ndihmuar pozitivisht jetën e shumë fëmijëve të margjinalizuar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)