11.000 kompani greke janë zhvendosur në Bullgari
Athinë, 25 korrik - Për shkak të krizës së thellë ekonomike që po kalon vendi të paktën 11.000 kompani greke e kanë zhvendosur në Bullgari aktivitetin e tyre.
Përfaqësuesit e kompanive greke që operojnë në Bullgari konsiderojnë se gjendja në këtë vend është e qëndrueshme.
\"Këtu kemi stabilitet, politikë të besueshme tatimore, ligjet dhe një klimë pozitive të biznesit\", thotë Ioannis Politis, kryetar i prodhueseve grekë të produkteve të higjienës, i cili 10 vjet më parë hapi një fabrikë në veriun e Bullgarisë.
Sipas mediave lokale, rreth 120 kompani të mëdha greke janë vendosur në Bullgari në vitin 2000.
Shumica e bizneseve janë të hapura në sektorët e shitjes me pakicë, metalurgjisë, shpërndarjen e karburantit, ndërtimit dhe të pasurive të patundshme.