100.000 miliardë dollar, borxhi botëror
Uashington, 15 mars Që nga mesi i 2007-s, kur u lajmëruan shenjat e para të një krize ekonomike e deri në mes të vitit 2013, borxhi global është rritur me më shumë se 40 për qind, për 70,000 miliardë, ngase vendet në krizë financiare kanë huazuar në mënyrë aktive fonde për nxjerrjen e ekonomive nga recesioni dhe kompanitë kanë përdorur norma të ulëta interesi.
Në atë periudhë kapitalizimi i përgjithshëm i tregut të aksioneve botërore u rrit nga 3.85 miliardë dollarë në 53.8 miliardë dollarë, njofton agjencia \"Bloomberg\".
Duke pasur parasysh rritjen e konsiderueshme të shpenzimeve të shtetit viteve të fundit, qeveritë (qendrore, rajonale dhe lokale) ishin shkaktarët kryesorë të borxhit, sipas analizës së MBP.
Vlera e letrave me vlerë të borxhit në Shtetet e Bashkuara që janë në qarkullim u rrit në një rekord 12.000 miliardë dollarë nga 4.5 trilionë në vitin 2007.
Sipas Bankës së Amerikës, të ardhurat e të gjitha formave të letrave me vlerë të borxhit, duke përfshirë qeverinë, korporatat dhe hipotekat, mesatarisht vlerësohen dy për qind krahasuar me 4.8 për qind më shumë se në vitin 2007.