100 miliardë euro për Spanjën
Bruksel, 10 qershor - Eurozona u deklaruar e gatshme \"t\'i përgjigjej pozitivisht një kërkese për ndihmë\" nga Spanja në mbështetje të sektorit të saj bankar dhe t\'i ofrojë Madridit një shumë deri në 100 miliardë euro.
Eurozona u deklarua e gatshme \"t\'i përgjigjej pozitivisht një kërkese për ndihmë\" nga Spanja në mbështetje të sektorit të saj bankar dhe t\'i ofrojë një shumë deri në 100 miliardë euro, u njoftua në një komunikatë për mediat, të bërë pas një videokonference të zhvilluar nga ministrat e Ekonomisë së Eurogrupit.
\"Eurogrupi u informua se autoritetet spanjolle do të paraqisnin shumë shpejt një kërkesë zyrtare për ndihmë dhe është i gatshëm t\'i përgjigjet pozitivisht kësaj kërkese\", theksonte përfaqësia ekonomike në deklaratën ku bëhej shumë i qartë fakti se shuma për të cilën flitej \'\'mund të arrinte deri në 100 milliardë euro\".
Videokonferenca e ministrave të Financave të Eurozonës lidhur me Spanjën përfundoi pas dy orë e gjysmë bisedimesh, bënë të ditur burime zyrtare evropiane.
\"Ministri spanjoll i Ekonomisë, Luiz de Gindos, mbajti mbrëmë një konferencë shtypi lidhur me rezultatet e takimit të Eurogrupit për një ndihmë evropiane për bankat spanjolle\", theksoi Ministria spanjolle e Ekonomisë.
\"Ministri u shpjegoi mediave vendimet e marra mbi rikapitalizimin e sektorit bankar spanjoll\", shtoi ministria.
\"Eurozona mund të japë një ndihmë deri në 100 miliardë euro\", sipas burimeve zyrtare evropiane.