10 euro me dizajn të ri
Frankfurt, 13 janar - Pas më shumë se 10 vite të futjes në qarkullim të kartëmonedhave dhe monedhave euro, Eurosistemi në vitin 2014 sot ka filluar ta lëshojë në qarkullim serinë e dytë e kartëmonedhave euro, e njohur si seria Europa.
Kjo seri do të përmbajë një portret të Europa-s, një figurë e mitologjisë greke nga rrjedh edhe origjina e emrit të kontinentit tonë. Dizajni i plotë i kartëmonedhës së re në vlerë prej 10 është zbuluar sot në Frankfurt.
Kartëmonedhat e serisë Europa në vlerë prej 10 eurosh do të fillojnë të qarkullojnë më 23 shtator 2014.
Yves Mersch, anëtar i bordit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), në ceremoninë e mbajtur në Frankfurt, ka deklaruar se sot 18 vende me 334 milionë njerëz përdorin euron në transaksionet e tyre të përditshme. Ju mund të udhëtoni nga Riga në Romë, ose nga Barcelona në Bratislavë dhe përdorni të njëjtat kartëmonedha dhe monedha, ka theksuar ai.