15 Nëntor 2024

1 milion e 180 mijë e 516 të papunë në Greqi

Athinë, 15 shkurt - Shkalla e papunësisë në Greqi në nëntor të vitit 2015 ishte 24.6 përqind, që është 1.3 përqind më pak se në të njëjtën periudhë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas Institutit të Statistikave të Greqisë (ELSTAT), në nëntor të vitit 2015 janë regjistruar 1 milion e 180 mijë e 516 të papunë.

Shkalla e papunësisë në muajin nëntor ishte 24.6 përqind, ndërsa numri i të papunëve në këtë vend është ulur për 55 mijë e 857 persona.

Shkalla e papunësisë në nëntor të vitit 2014 ishte 25.9 përqind.

Sa i përket shkallës së papunësisë në mesin e të rinjve, apo personat e moshës 15-24 vjeç, papunësia është ulur nga 51.4 në 48 përqind, kurse në moshën 25-34, shkalla e papunësisë është rritur nga 33.6 në 34.2 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)