18 Nëntor 2024

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punës

Prishtinë, 1 maj - 1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), nuk e ka parë të udhës të protestohet as për këtë 1 Maj. Kryetari i BSPK-së Haxhi Arifi në një tryezë të organizuar me temën “Çka pas një Majit”, tha se as kësaj radhe nuk e kanë parë të arsyeshme të protestojnë .

Të vetmin mjet, për realizimin e kërkesave të punëtorëve Kryetrai iBSPK-së Haxhi Arifi e sheh dialogun, përmes së cilit thotë se i kanë zgjidhur 90 për qind të kërkesave sindikale.

“Përkundër organizimit të përvitshëm, që ky manifestim të shënohet përmes protestës, këtë herë shënimin e kësaj dite do ta përkujtojmë me organizimin e kësaj tryeze me temën e përmendur. Në përvjetorët e kësaj date, natyrshëm lind pyetja, Çka pas një majit?. Pra parashtrohet çështja që të vazhdohet me dialog, apo të protestojmë. Mirëpo ne këtë kontest s’duhet harruar faktin, se edhe pas protestave përsëri duhet ulur në tryezë, për të negociuar me partneret në dialog “, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)