1% e të pasurve kanë më tepër se pjesa tjetër e popullatës
Këtë raport organizata Oxfam e ka publikuar sot para se të filloj Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Sipas raportit, 62 individët më të pasur në botë kanë më tepër pasuri se 3.5 miliardë njerëzit më të varfër në botë. Pasuria e këtyre 62 individëve është rritur për 44% prej vitit 2010.
Afro gjysma e këtyre njerëzve më të pasur në botë, janë nga Shtetet e Bashkuara, 17 vetë janë nga Evropa, ndërsa pjesa tjetër janë nga Kina, Brazili, Meksika dhe Japonia.
Një ditë më herët, Kombet e Bashkuara e kanë publikuar një raport ku theksohet se botës i duhen ti shpenzoj 15 miliardë dollarë shtesë për ti ndihmuar viktimat e konflikteve dhe katastrofave natyrore.