02 Dhjetor 2024

Kosova zotohet të marrë përsipër borxhet e Ish - Jugosllavisë

Prishtinë, 29 prill - Pika e parë e rendit të ditës që u miratua nga kabineti qeveritar ishte Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për vitin 2015-2017.

Në mbledhjen e sotme kabineti qeveritar ka marrë vendim përmes të cilit  Qeveria e Republikës së Kosovës zotohet që të marrë përsipër borxhet e mundshme nga marrëveshjet e vjetra në mes të Ish-Federatës Jugosllave dhe Qeverisë Japoneze të cilat janë realizuar në territorin e Kosovës, dhe do të kryej obligimet për to pasi të arrihet Marrëveshja e sukcesionit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kabineti Qeveritar morri vendimin për ndryshimin  dhe plotësimin e Vendimit nr. 15/26 të datës 27 korrik 2011 ku thuhet se pika e 1. e vendimit të Qeverisë së datës dhe numrit të cekur më lartë zëvendësohet me tekstin në vijim: “z. Valdrin Lluka, emërohet Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve, ndërsa obligohet Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi. 

Në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për kompensimin e mjeteve për punëtorët e Fabrikës së Gypave të Çelikut në Ferizaj, Qeveria e Republikës së Kosovës, në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr.04-V-799 të datës 19 mars 2014, heq dorë nga pranimi i mjeteve tepricë sipas nenit 19, Paragrafi 3.3 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimi, në shumën në të cilën AKP-ja do të përmbush detyrimet ndaj të punonjësve të Fabrikës së Gypave të Çelikut - IMK Ferizaj sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mbledhjen  e sotme Qeveria e Kosovës, aprovoi projektligjin për Përgjimet e Komunikimeve Elektronike.

Plani Nacional i Veprimit 2014 - 2016, i Partneritetit për Qeverisje të Hapur, gjithashtu mori aprovimin e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Thaçi kërkoi nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që të fillojë përgatitjet për themelimin e komunës së Rugovës.

Në fund të mbledhjes, Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se do të takohet me liderët e pozitës dhe opozitës për të shqyrtuar mundësinë e votimit të ligjit për Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)