25 Nëntor 2024

Hoxhaj: Forum për rritjen e investimeve japoneze në Kosovë

Prishtinë, 20 mars – Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, priti ambasadorin e Japonisë në Austri, jorezident në Republikën e Kosovës, Makoto Taketoshi.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Taketoshi për progresin që po arrihet në Kosovë, forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Ai foli edhe për objektivat e politikës së jashtme të Kosovës në vazhdim, duke theksuar fokusimin e diplomacisë kosovare në agjendën ekonomike, gjatë këtij viti

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Japonisë, duke veçuar edhe donacionet e shumta që Japonia ka dhënë për Kosovën.

Ambasadori i Japonisë në Vjenë, jorezident për Kosovën, Makoto Taketoshi, ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e mëtutjeshme të Japonisë për Kosovën.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Taketoshi kanë diskutuar edhe për mbajtjen e një forumi të investitorëve në Japoni, që do të rritë mundësitë e investime japoneze në Kosovë.

Hoxhaj dhe Taketoshi vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve, duke shprehur vullnetin e dyanshëm për fuqizimin e mëtutjeshëm të raporteve dhe shkëmbimeve bilaterale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)