31 Tetor 2024

Ministri Rrahmani vizitoi Malishevën dhe Rahovecin

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani dhe bashkëpunëtorët, po viziton sot Komunën e Malishevës dhe atë të Rahovecit, ku me autoritetet lokale të këtyre dy komunave po diskutojnë rreth zbatimit sa më efikas të masave parandaluese për ballafaqim me Ethet Hemorragjike Krime Kongo (EHCC).

Ministri Rrahmani shprehu para kryetarit të Malishevës Ragip Begaj, dhe atij të Rahovecit, Idriz Vehapi, angazhimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të vazhdojnë aktivitetet në parandalimin e kësaj sëmundjeje, duke zbatur Planin operativ për parandalimin dhe luftimin e EHCC, të miratuar nga Qeveria e Kosovës.

"Jemi këtu për të shprehur përkrahjen e drejtpëdrejt të MSh-së për të fuqizuar aktivitetet me qëllim të zbatimit të masave kundër Etheve-Hemorragjike", tha Ministri Rrahmani, duke theksuar se secili institucion do të zbatojë masat e parapara brenda planit oprtaiv, kurse sa i përket MSh-së, ajo do të zbatojë aktivitetet e edukimit dhe vetdijësimit përmes IKSHP-së, duke ofruar gjithashtu edhe shërbimet shëndetësore për rastet eventuale.

Ai tha se MSh ka siguruar terapinë (Riavirinën) për rastet eventuale që do të kenë nevojë të trajtohen në Klinikën Infektive me këtë preparat, ndërkohë që u është bërë thirrje qytetarëve që në rast se pickohen nga rriqrat, kujdesin e parë mjekësor ta kërkojnë dhe marrin në qendrat më të afërta shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Drejtori i IKSHP-së, Naser Ramdani, tha se në kuadër të Planit operativ fokusi është në komunat më endemike si Malisheva, Rahoveci, Suhareka e Klina, ndërsa IKSHP dhe institutet rajonale të shëndetit , janë të mobilizuara për të zbatuar masat preventive.

Profesor Ramadani tha se dimri i butë favorizon lajmërimin më të hershëm të rasteve të pickimit, duke pasur parasysh edhe ciklin e shumimit të tyre, porse aktivitetet për vitin 2016 do të zbatohen bashkë edhe me akterët e tjerë të paraparë ne Planin operativ si AUVK, MBPZHR, MMPH, MPB, autoritetet lokale, etj. Problemi i EHCC është lokal, por fakti që Qeveria ka miratuar Plan operativ dhe se MSh udhëheq edhe Këshillin Ndërministror kundër EHCC, tregon se vëmendja ndaj kësaj problematike është e nivelit shtetëror.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj dhe ai i Rahovecit, Idriz Vehapi, vlerësuan bashkëpunimin me autoritetet qendore, punën  e mirë të bërë në edukimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve, masat e repelimit dhe dezinsektimit selektiv të ndërmarra në dy vitet e fundit, të cilat kanë rezultuar më shpëtimin e jetërave të qytetarëvë të këtyre komunave.

Në këto dy takime iu bë thirrje popullatës që të rrisin kujdesin, të përcjellin këshillat e autoriteteve lokale dhe qendore me qëllim të fuqizimit të masave parandaluese, ndërkohë që  autoritetet do ta bëjnë punën e tyre sipas Planit operativ strategjik, me qëllim që përgjigja ndaj rasteve eventuale të jetë sa më adekuate.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)