16 Nëntor 2024

Kuvendi i Kosovës sot pritet të votoj buxhetin për vitin 2016

Prishtinë, 14 dhjetor - Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën do të shqyrtojë për herë të dytë Projektligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016.

Po në seancën e sotme presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajë fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit.

Në këtë seancë do të shqyrtohet edhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10.

Një nga pikat tjera të kësaj seance është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,

Po ashtu edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK do të jetë një nga pikat tjera të kësaj seance

Pikat tjera te kësaj seance

Shqyrtimi i  Propozim-Amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ri-proceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografik dhe për emërtimet e origjinës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit kosovar për garanci kreditore,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,

Shqyrtimi i  dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048,  për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,

Shqyrtimi i  dytë i Projektligjit  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial  të Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për  parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,

Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëve në  Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRRE,

Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve në  Bordin e Autoritetit Rregullativ per Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP,

Shqyrtimi i Raportit të  Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,

Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe

Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin parlamentar.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)