21 Dhjetor 2024

Filmat kosovar shfaqen para selektorëve të Berlinales

Prishtinë, 4 dhjetor - Këtë të mërkure në Beograd janë shfaqur 10 filma kosovar kandidat për festivalin e njohur Berlinale.

 

Filma të metrazhit të gjatë e të shkurtër kanë pasqyruar prodhimet filmike të këtij viti duke synuar pjesëmarrjen në edicionin e 65 të Berlin International Film Festival.

Filmat që u shfaqen janë: “Babai” nga Visar Morina, “Smog” nga Arbër Krasniqi, “Të pafajshmit” nga Amir Vitija, “Sonata” nga Durim Kryeziu, “Lajmi” nga Blerta Zeqiri, “The War” nga Mentor Spahiu, “Haal” nga Maksut Vezgishi, “Çlirimi” nga Burim Haliti, “Shok” nga Jamie Donoughue dhe “Kang e Defa” nga Fatime Kosumi.

Berlinale çdo vit vjen në vendet e Ballkanit për të preselektuar filmat më të mirë nga rajoni, këtë vit Beogradi ka qenë qendra ku janë shfaqur prodhimet nga vendet e rajonit.

Pjesë e këtij eventi është edhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ku përveç shfaqjes së filmave janë organizuar edhe takime me udhëheqësit e fondeve nga Ballkani dhe me komunitetin e filmbërësve në Serbi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)