Gjendet i vetëvarur në banesë publicisti Ardian Klosi
Tiranë, 27 prill - Gjendet i vetëvarur në banesën e tij në Tiranë publicisti i njohur, Ardian Klosi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në banesën e publicistit Klosi tek Liqeni Artificial në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet e vetëvarjes së publicistit Ardian Klosi, ndërsa mësohet se i ndjeri në vendin ku ka kryer aktin vetvrasës ka lënë një letër për bashkëshorten e tij gjermane.
Klosi kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen. Në fillim të janarit të këtij viti, ai tentoi t`i japë fund jetës duke konsumuar një sasi të konsiderueshme farmaceutikësh por arriti të shpëtojë pas një ndërhyrjeje në Spitalin psikiatrik të Tiranës.
Ai njihet si një ndër publicistët i cili ka qënë i përfshirë në shumë nisma për mbrojtjen e mjedisit. Ka disa muaj që Klosi ishte tërhequr nga aktivitetet e tij publike, si publicist, analist letrar dhe përkthyes.