KPM ndërmerr masa ligjore ndaj TV Klan Kosova
Prishtinë, 12 dhjetor - Gjatë monitorimit të mediave elektronike në ditën e Zgjedhjeve të Përgjithshme në Republikën e Kosovës, më 12 dhjetor 2010, Departamenti i Monitorimit dhe Analizave i Komisionit të Pavarur për Media (KPM), ka gjetur se OSHP Klan Kosova ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Udhëzuesin 3 të KPM-së.
Përkundër faktit se KPM ka udhëzuar OSHP Klan Kosova që të veprojë në pajtueshmëri me Kreun VIII të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme dhe Udhëzuesin 3 të KPM-së për Periudhën e Heshtjes së Mediave, OSHP Klan Kosova ka vazhduar edhe më tutje të veproj në kundërshtim me dispozitat ligjore të cekura më lartë.
Prandaj, KPM duke i dërguar Njoftim për Shkelje ka filluar procedurën për ndërmarrjen e masave ligjore ndaj këtij subjekti transmetues.