12 Mars 2025

Të gjitha rrugët rajonale dhe autostrada janë të kalueshme

Prishtinë, 5 janar - Ministria e Infrastruktures ka njoftuar se duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe Autostrada “Ibrahim Rugova” janë të kalueshme.

Edhe pse reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajten e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve.

Njëherit kërkojmë nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me paisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)