Nisin punimet e konferencës së ambasadorëve të Kosovës
Prishtinë, 19 dhjetor - Ministria e Punëve të Jashtme do ti fillojë sonte punimet e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Konferenca do të zgjasë prej sot deri më 23 dhjetor. Hapja e punimeve të Konferencës do të bëhet sonte, në ora 19:00, në Hotel Swiss Diamond.
Hapjen e konferencës do ta bëj ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ndërsa fjalime do të mbajnë edhe krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa.
Qëllimi i kësaj konference është nxjerrja dhe përgatitja e planit të MPJ-së për 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.