14 Nëntor 2024

Astrit Dehari ka vdekur si pasojë e dëmtimeve të vetshkaktuara

Prishtinë, 18 nëntor - Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar sot raportin e autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të ndjerin Astrit Dehari.

\"Pas një hetimi gjithpërfshirës dhe të plotë dhe pas pranimit të raportit të autopsisë ne si prokurori fillimisht kemi ftuar përfaqësuesin ligjor të të ndjerit Dehari dhe prindërit e tij, për ti njoftuar me rezultatet e hetimit\", ka theksuar prokurori Sylë Hoxha.

Nga raporti i autopsisë sipas  rezulton se vdekja e të ndjerit Astrit Dehari ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike (mbyllja ose bllokimi i rrugëve të sipërme të frymmarrjes), si pasojë e dëmtimeve të vetshkaktuara, të cilat kanë qenë të shkoqëruara me gjakderdhje të jashtme.

Rezultatet e analizave toksikologjike për barna e droga, të kryera gjatë autopsisë dhe pas saj, rezultojnë të jenë negative.

\"Poashtu informojmë opinionin publik se natën e incidentit më 05.11.2016, nga Policia e Kosovës e përbërë nga hetuesit policor dhe ekspert të forenzikës, eksperti i vdekjeve nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka filluar ekzaminimi i vendit të ngjarjes ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa dëshmi të ndryshme.\"

\"Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, është mbyllur dhoma A3 dhe është blombuar për një ri-ekzaminim tjetër, i cili është kryer nga ekspertët e forenzikës në prani të hetuesve policor dhe prokurorëve të shtetit me datë 17.11.2016\", ka nenvizuar Hoxha.

Nga qendra e paraburgimit në Prizren, është sekuestruar DVR-i i kamerave të sigurisë, i cili gjatë procesit të ekzaminimit ka rezultuar se nuk ka ndërhyrje dhe xhirimi është autentik. 

Gjatë procesit hetimor, deri më tani janë marrë në pyetje 17 persona, nga të cilët janë ri-marrë në pyetje katër prej tyre dhe janë ekzaminuar të gjitha dëshmitë e sekuestruara nga vendi i ngjarjes, të cilat do t’ia dorëzojmë së shpejti përfaqësuesit ligjor të familjes Dehari.

Nga dëshmitë e siguruara deri më tani, nuk është dhënë asnjë dyshim i mundshëm për ndonjë përleshje fizike apo probleme në mes të paraburgosurve dhe oficerëve me tani të ndjerin Dehari.

Nga monitorimi i kamerave të sigurisë nga hetuesit policor, janë evidentuar të gjitha lëvizjet e të gjithë të paraburgosurve, duke përfshirë edhe Astrit Deharin dhe lëvizjet e oficerëve korrektues nga mëngjesi i datës 05.11.2016 deri në mbrëmje dhe në asnjë rrethanë nga ora 14:00 deri në ora 15:00 nuk është vërtetuar ndërhyrje/lëvizje nga faktori i jashtëm në dhomën A3 ku është gjetur tani i ndjeri Astrit Dehari.

Poashtu informojmë se nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes, është vërtetuar se dhoma A3 ku ka qenë i vendosur tani i ndjeri Astrit Dehari, gjendet në katin e dytë rreth 8 metra lartësi nga toka dhe dritarja e kësaj dhome është e siguruar me grila të fortë, të cilët nuk kanë mundësi të zhvendosen dhe të cilët nuk janë të dëmtuar.

Në pjesën e jashtme gjendët pika e vrojtimit, në të cilën çdo herë është një oficer kujdestar, e cila është afërsisht 10 metra nga dritarja e dhomës A3, ndërsa është në të njëjtin nivel të lartësisë me dhomën A3, në të njëjtën kohë, të paraburgosurit kanë qenë jashtë në shëtitje, kështu që kjo eliminon çdo mundësi të ndërhyrjes nga faktori i jashtëm nga pjesa e jashtme e dhomës.

Pra, në këtë fazë të hetimeve, siç edhe është përshkruar më lartë, nuk është gjendur asnjë provë apo dëshmi e mundshme se ka ndonjë ndërhyrje nga faktor të jashtëm që rezulton me lëndimin apo dëmtimin fizik të tani të ndjerit Astrit Dehari dhe nuk kemi asnjë person të dyshuar për vepër penale apo që mund ta ketë shkaktuar vdekjen.

Pra të gjitha provat dhe ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor demonstrojnë se ky rast ishte vetëvrasje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)