16 Nëntor 2024

Pavarësia e Kosovës për herë të parë festohet në Ulqin

Ulqin,18 shkurt - Klubi i Biznesit Ana e Malit, Shoqëria Artistike “Tradita”, Aleanca Kosovare e Bizneseve, Komuna Ulqinit e Organizata Turistike, në mbështetje të bizneseve organizuan spektaklin premier me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës për herë të parë në këto anë.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi, Margaret Uyehara, zëvendës ambasadori Bix Aliu, ambasadori i Shqipërisë në Malin e Zi Ernal Filo, delegacioni u AKB-së e personalitete tjera nga të gjitha trevat shqiptare, ku salla ishte e mbushur plotësisht.

Kabil Kurti, kryetar i Biznis Klub Anamalit, tha se ky koncert premier është një ngjarje shumë e rëndësishme, ku për herë të parë në Ulqin defilojnë ansamble nga të gjitha trojet. Sipas tij ky manifestim u realizua në kuadër të tre vjetorit të Shoqërisë Artistike “Tradita” e cila nga sot morri epitetin e ansamblit dhe kjo nismë do të shëndërrohet në një festival tradicional mbarë kombëtar.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, në emër të Kosovës, në përvjetorin e tetë të pavarësisë u ndau mirënjohje dy organizatorëve BKA-së dhe Ansamblit “Tradita”, dhurata të cilat ishin të punuara me kristalet e Kompleksit Trepça, si prodhim vendës.

“Misioni i jonë tradicional:“Unë konsumoj prodhime vendore, Po Ju!”, është përpjekje e përbashkët që të rrisim ekonominë e trojeve shqiptare, prandaj sot është kënaqësi e veçantë se për herë të parë këtu po festohet tetë vjetori i pavarësisë së Kosovës, ku Ulqini, është vend që ateruan Shqipëria, Maqedonia, Kosova, diaspora për ta festuar këtë kremt të madhe, e që kjo i bashkoi shqiptarët kudo që janë”, tha Agim Shahini.

Nga ana tejtër nikoqirët i ndanë mirënjohje edhe AKB-së si partner tradicional jo vetëm i bizneseve, por edhe i qytetarëve të Ulqinit.

Me valle e vlera të folklorit nga trevat tona të pranishmit i argëtuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ilirida” nga Shkupi, Folk grupi “Bilbili” nga Vlora, Ansambli “Dëshmorët e Kombit” nga Obiliqi  dhe Ansambli “Tradita” nga Ulqini.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)