04 Dhjetor 2024

Lama: MPJ-ja tregojë logjikën komuniste

Prishtinë, 20 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është kritikuar nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Alma Lama, për prishje të imazhit të Kosovës.

Sipas saj, me veprimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, pas dorëheqjes së zyrtarit ndërlidhës të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, MPJ është treguar e papjekur dhe e papërgjegjshme. 

Lama vlerësoi se MPJ në komunikatën e lëshuar, Pecin e cilëson si spiun dhe më këtë kjo ministri ka treguar logjikën komuniste ose gebellsiane.

MPJ-ja sipas saj, po vepron në bazë të interesave të ngushta dhe jo atyre shtetërore duke ndërruar diplomatët sa herë që u teket akterëve politik.

Lama e ka dënuar cilësimin e Pecit, duke thënë se MPJ duhet mbrojtur diplomatët e saj, duke pyetur se pse po përdoren standarde të dyfishta, pasi më parë nuk u shkarkuar zëvendësministrin e Forcës së Sigurisë, Sllavisha Filipoviq, edhe pse ishte zënë duke dërguar e-maile në shtetin serb.

Një grup deputetetësh kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e etheve hemorragjike. Ata i bënë thirrje qeverisë së Kosovës që ta hartojnë një strategji për eliminimin e kësaj dukurie.

Kuvendi ka miratuar rekomandimet për rregullimin e taksave të sigurimit për automjetet dhe udhëtarët, është miratuar raportin vjetorë i Trustit Pensional për 2012 si dhe kërkesa e ministrisë së brendshme për transferim të mjeteve prej 1 milion euro në ministrinë e mjedisit, që do të përdoren për riatdhesim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)