Ngritet flamuri i Kosovёs nё Times Square nё New York
New York, 18 shkurt - Ushtruesje e Detyres sTimes Square, Ministrës së Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku, gjatë qëndrimit nё New York ka marrё pjesё nё ngritjen e flamurit tё Republikёs sё Kosovёs nё Times Square, me rastin e ditёs sё pavarёsisё sё Republiёs sё Kosovёs.
Nё kёtё ngjarje mori pjesё edhe nёnkryetari i Manhatanit, i cili sё bashku me pёrfaqёsuesit e komunitetit shqiptar festoi 3 vjetorin e pavarёsisё sё Kosovёs.
Çitaku ka mbajtur njё fjalim rasti pёr kёtё ditё tё rёndёsishme dhe i shprehu falёnderimet e sinqerta pёr rolin e popullit tё ShBA-sё nё krijimin dhe konsolidimin e shtetit tё Kosovёs.
Ministrja Çitaku, ka vazhduar takimet me pёrfaqёsuesit e vendeve tё Amerikёs Latine si dhe tё lindjes sё Mesme ku ka marrё premtime pёr njohje ditёve dhe javёve tё ardhshme.
Ministrja Çitaku, gjithashtu, ka mbajtur njё ligjeratё nё universitetin New School tё New York-ut para studentёve dhe ligjeruesёve tё kёtij fakulteti ku ka potencuar kontestin historik, politik dhe juridik tё pavarёsisё sё Kosovёs.
Gjatё ligjeratёs, Ministrja iu ёshtё pёrgjigjur pyetjeve tё shumta tё studentёve tё kёtij universiteti tё cilёt dёshironin tё dinin mё shumё pёr pozicionin e shtetit mё tё ri nё botё nё marrёdhёniet ndёrkombёtare.
Mё 17 shkurt ёshtё mbajtur njё ceremoni post-mortore pёr nder tё diplomatit amerikan Richard Holbrook nё OKB dhe nё zyrat e misionit tё ShBA-ve nё OKB.
Ministrja Çitaku, me ftesё tё familjes Holbrook, ka marrё pjesё nё kёto dy ceremoni dhe ka falёnderuar familjen e diplomatit si dhe zyrtarёt e lartё amerikan pёr rolin e rёndёsishёm tё luajtur nga Richard Holbrook si pёrfaqёsues i politikёs amerikane nё ditё mё tё vёshtira tё popullit tё Kosovёs gjatё dhe pas luftёs nё Kosovё.
Në margjina të këtyre ceremonive, Ministrja Çitaku është takuar me Sekretarin e Përgjitheshëm të OKB-së z. Ban Ki Mun, me z. Bernard Kushner, senatorin Jon Kerry kryetar i komisionit për marrëdhënie me jashtë në Senatin e SHBA-ve etj.
Ministrja Çitaku ka udhёtuar pёr nё Uashington ku do tё marrё pjesё nё organizmin zyrtar tё Ambasadёs sё Republikёs sё Kosovёs nё ShBA pёr nder tё festёs sё pavarёsisё.