Sot përurohen renovimet në stadiumin Adem Jashari
Mitrovicë, 3 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi dhe Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri do të përurojë renovimet në Stadiumin Olimpik Adem Jashari në Mitrovicë.
Për renovimet në këtë stadium, MKRS-ja ka investuar rreth 740 mijë euro.
Më 5 mars në stadiumin Adem Jashari do të zhvillohet ndeshja e parë miqësore zyrtare ndërkombëtare e Përfaqësueses së Kosovës, përballë Përfaqësueses së Haitit.