07 Nëntor 2024

Shërbimi civil i rëndësishëm në progresin e gjithanshëm të Kosovës

Prishtinë, 25 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli.

Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e fuqizimit të shërbimit civil, nevojën e ndryshimit të legjislacionit përkatës, avancimin e proceseve që lidhen me strukturimin dhe aspektet tjera që lidhen me reformimin e shërbimit civil në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Këshillit duke ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë për kryerjen e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi orientimet e Qeverisë së Kosovës për reformimin e shërbimit civil dhe avancimin e gjithanshëm të tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka shërbimi civil në progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë. 

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa, theksoi hapat që po ndërmerren nga Qeveria në eliminimin e çdo lloj keqpërdorimi dhe parregullsie, veçanërisht në aspektin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe akteve korruptive.

Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, e njoftoi kryeministrin Mustafa për punën dhe përkushtimin anëtarëve të Këshillit për të kontribuar në avancimin e shërbimit civil të Kosovës.

Duke kërkuar përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë të Qeverisë, Manaj shpalosi edhe objektivat kryesore të Këshillit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)