Sondazhi, Mimoza Kusari prin në Gjakovë
Gjakovë, 25 tetor - Mimoza Kusari-Lila prin në garën për komunën e Gjakovës në një sondazh të realizuar nga \"Southeast Europe Economic Development Foundation\".
Kështu, në pyetjen se cili kandidat është më i duhuri për Komunën e Gjakovës, 39.13 për qind kanë dhënë përgjigje për kandidaten e AKR-së, dhjetë për qind më pak apo 28.7 për qind për Pal Lekajn e AAK-së, kurse për Hajdar Beqën e PDK-së tetë për qind.
I katërti është renditur Luan Gola i LDK-së me 8.04 për qind, ndërsa për Arbërie Nagavcin e Vetëvendosjes 4.57.
Sipas sondazhit, 7.17 për qind e të anketuarve kanë thënë se asnjëri prej kandidatëve aktual nuk e meriton votën e tyre.
Në pyetjen tjetër, se cila parti ka kapacitete t\'i përkushtohet më së shumti Gjakovës, po ashtu, AKR ka dalë e para.