03 Janar 2025

VV: Integriteti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Prishtinë, 20 gusht - Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në konferencën u paraqitën problemet që po has ky institucion si pasojë e negociatave Thaçi-Daçiç dhe Marrëveshjes së 19 Prillit, pjesëmarrja jashtë sferës së kompetencave dhe në mospajtim me Kushtetutën e kryesueses së KQZ, nxitja e zyrtarëve të Sekretariatit për të vepruar në kundërshtim me parimet dhe normat ligjore të institucionit kushtetues e të pavarur siç është Komisioni Qendror, përpjekja për ta vendosur OSBE-në në rol ekzekutiv për organizimin e zgjedhjeve në komunat më shumicë serbe, si dhe tentativat për të hequr logon e Republikës së Kosovës nga fletëvotimet.

Po ashtu në këtë konferencë ish-zyrtari i Sekretariatit të KQZ, i cili ditë më parë kishte dhënë dorëheqje duke bërë publike çështjen e logos dhe ndërhyrjen nga Brukseli të kryesues së KQZ, iu bashkëngjit VETËVENDOSJE!-s dhe në të ardhmen do të jetë përfaqësuesi i subjektit tonë politik në këtë institucion.

"Implikimi i KQZ-së në negociatat politike dhe hapja e temave dhe aktiviteteve që janë pjesë ekskluzive e KQZ-së ishte ndër hapat e parë por fatkeqësisht jo të vetmit që shtrinë kontrollin qeveritar në KQZ, që i dhanë shtytje kryesueses dhe disa anëtarëve të krijojnë një strukturë paralele dhe të marrin vendime arbitrare dhe të jashtëligjshme, që i hapën rrugë rolit ekzekutiv të OSBE-së në organizmin e zgjedhjeve"- ka thënë përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi.

"Ndërkaq rreth kësaj çështje, por edhe në raport me zhvillimet tjera brenda KQZ-së dhe procesit zgjedhor, si dhe të zhvillimeve të përgjithshme në vend kam ndarë qëndrime të përbashkëta me Lëvizjen Vetëvendosje!. Gjersa akti i dorëheqjes sime i ka krijuar rrethanat për bashkëpunim rreth këtyre çështjeve dhe të tjerave të mundshme."

"E kam thënë edhe me rastin e dorëheqjes sime, se unë do të vazhdojë të angazhohem dhe të jap kontributin dhe përvojën time në drejtim të organizimit të zgjedhjeve të lira dhe me integritet dhe kundërshtimin e paligjshmërive brenda dhe rreth zgjedhjeve."

"Natyrisht që Lëvizja Vetëvendosje! me qëndrimet konsistente në mbretje të ligjshmërisë dhe të interesave shtetërore, por edhe me angazhimin për të garantuar zgjedhje të lira dhe të drejta që e shprehin vullnetin e qytetarëve, ka qenë mundësia më e mirë dhe hapësira më e përshtatshme për të vazhduar angazhimin tim" - theksoi Adnan Rruestemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)