Presidentja Jahjaga dhe Kryeministri Thaçi, sot në Kuvend
Prishtinë, 12 dhjetor - Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot do të mbahen dy seanca në të cilat do të raportojnë para deputetëve Presidentja e Atifete Jahjaga dhe Kryeministri Hashim Thaçi.
Në të parën do të jetë presidentja Ahtifete Jahjaga e cila do të mbajë një fjalim vjetor ndërsa në ty dytën kryeministri i vendit, Hashim Thaçi do të informoj deputetët lidhur me takimin e tretë të mbajtur në Bruksel, mes tij dhe kryeministrit serb Ivica Daçiq.
Ndërsa nesër pritet të mbahet seanca e rregullt e punës, ku në rend të ditës është Ligji për buxhetin për vitin 2013.