30 Nëntor 2024

Deputetet priten sot ambasadoren Tracey Ann Jacobson

Prishtinë, 2 tetor - Grupi i Grave Deputete priti sot ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson.

Me këtë rast, kryetarja e GGD-së, Teuta Sahatqija, duke i shprehur mirëseardhje ambasadores Jacobson, e njoftoi atë për punën dhe angazhimet e GGD-së, duke sqaruar se në këtë grup janë të përfshira të gjitha partitë dhe nacionalitetet.

Gjatë këtij takimi Sahatqija foli edhe për objektivat strategjike të GGD -së, si dhe për angazhimet e tyre gjatë trajtimit të ligjeve nga perspektiva gjinore.

Ajo po ashtu tha se GGD-ja ka një bashkëpunim shumë  të mirë me  NDI-në, USAID-in, si dhe Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë.

Ajo shtoi se ky bashkëpunim ka të bëjë me rritjen e  rolit  të  gruas jo vetëm në nivelin qendror por edhe në atë lokal.

“Ne nuk bëjmë vetëm politikë,  por merremi edhe me çështje konkrete  për gruan” tha Sahatqija, duke njoftuar më tej ambasadoren lidhur me projektin për blerjen e aparatit për Mamografit Mobil. 

Ndërkaq, deputetja  Alma Lama  tha se ne insistojmë që në udhëheqjen e  secilit komision parlamentar  të ketë gra, kurse deputetja Donika  Kadaj foli edhe për nevojën e fuqizimit ekonomik të gruas, duka aplikuar politika favorizuese si krijimin e fondeve strukturale etj.

Ndërsa, deputetja Sala Berisha foli për kontributin e gruas në të gjitha proceset dhe theksoi nevojën për  përfshirje më të madhe të gruas në institucione vendimmarrëse.

Tutje, deputetja Mufera Sinik  tha se e konsideron të rëndësishëm fuqizimin e gruas,  edhe për faktin që një zonjë e respektuar udhëheq ambasadën e SHBA-ve në Kosovë. 

Deputetja Vjosa Osmani foli për rëndësinë e  projektit për qasjen e gruas në drejtësi, kurse kryetarja e komisionit për Buxhet dhe Financa, Safete Hadërgjonaj, njoftoi ambasadoren për punën e komisionit të cilin e udhëheq ajo.

Edhe deputetet Myzejene Selmani , Emilja Rexhepi e Duda Balje njoftuan ambasadoren Jacobson lidhur me angazhimet e tyre në Kuvend si përfaqësuese të popullit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)