25 Dhjetor 2024

Kosova dhe Franca nënshkruajnë Marrëveshjen për investime


Paris, 5 korrik - Në prani të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministri i Financave i Qeverisë së Republikës së Francës, Michel Sapin kanë nënshkruar Protokollin Financiar ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Republikës se Francës.

 

Ky protokoll financiare i paraprin marrëveshjes financiare e cila do të ofroj mbështetje financiare per realizimin e projektit per përpunimin e ujerave te ndotura te qytetit të Prishtinës. Ky Projekt është pjese e prioriteteve te zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës. 


Mbështetja financiare do të shërbej për financimin e ndërtimit dhe operacionalizimin e uzinave të përpunimit të ujërave të ndotura. Kjo mbështetje jepet në formë huaje nga ana e Thesarit francez në shumën prej 66 milionë euro se bashku me financimin lokal të Qeverisë së Kosovës në shumën prej 20 milionë. Huaja i jepet Kosovës nga Franca me afat kohor prej 30 vitesh nga e cila 5 vitet e para janë pa detyrim shlyerje ndërsa pas 5 viteve interesi do të jetë 0.036%.

 

Ministri i Financave Avdullah Hoti, nënshkrimin e protokollit financiare e vlerësoj lartë dhe shprehi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin edhe më të ngushtë me shtetin e Francës.

 

“Nënshkrimi i protokollit financiar tregon edhe njëherë përkushtimin e shtetit Francez për ta ndihmuar Kosovën në segmente të ndryshme te zhvillimit të saj dhe gjithashtu kjo marrëveshje shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Kosovë për të krijuar kushte dhe për të siguruar një ambiente sa më të pastër për qytetarët e vendit”,  shtoi ministri Avdullah Hoti.

 

Ndërsa, ministri francez i Financave Michel Sapin vlerësoi lartë nënshkrimin e marrëveshjes dhe theksoi se kjo marrëveshje është edhe një hap me tutje drejt forcimit të marrëdhënieve bilaterale  ndërmjet dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)