12 Shtator 2024

Pastrohen ujërat e zeza në Shkabaj

Prishtinë, 13 korrik - Gjatë diskutimeve publike, një nga problemet kryesore të banorëve të fshatit Shkabaj ka qenë kundërmimi i padurueshëm nga ujërat e zeza.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në kuadër të angazhimit për pastrimi dhe larjen e rrugëve, pastrimin e pusetave në shkolla dhe të bodrumeve në ndërtesat kolektive, ka pastruar edhe kanalizimin në Shkabaj.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar që të intervenojë në të gjitha ato pjesë ku banorët ballafaqohen me probleme të ngjashme, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)