17 Dhjetor 2024

Jahjaga do të marrë pjesë në Samitin e ekonomik të Euro-Azisë

Stamboll, 9 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifetet Jahjaga po qëndron në Turqi, ku do të marrë pjesë në Samitin e 16-të ekonomik të Euro-Azisë, të organizuar nga Marmara Group Foundation.

Në këtë samit marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërorë të një numri vendesh nga Evropa dhe Azia, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, zotëri Bujar Nishani dhe ai i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidentja Jahjaga, në aeroportin e Stambollit, u takua me presidentin Nishani dhe me presidentin Ivanov.

Ajo do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së Samitit të 16 Ekonomik të Euro-Azisë, që zhvillohet nesër dhe do të mbajë edhe një fjalë rasti për proceset në Kosovë dhe zhvillimin ekonomik të saj..  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)