26 Dhjetor 2024

Zyrtarizohet shitja e Nokia-s tek Microsoft-i

Helsinki, 20 nëntor - Përfundimisht biznesi i celularëve i kompanisë së njohur finlandeze "Nokia"-s iu shit "Microsoft"-it pas miratimit të martën nga mbajtësit kryesor të aksioneve.

Bordi i mbledhur në Helsinki, miratoi transaksionin me 99.5% të votave pro. Sipas parashikimit, transaksioni do të kryhet brenda tremujorit të parë të vitit 2014.

Më 3 shtator, kompania "Nokia" shpalli shitjen e aksioneve në biznesin e celularëve tek kompania "Microsoft". Pas afro dy muajsh, çmimi i aksioneve i "Nokia"-s është dyfishuar. Vlera e përgjithshme e aksioneve të saj arriti në 10 miliardë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)